Sherr jashtë diskos, dy vëllezërit shqiptarë bëjnë për spital 30-vjeçarin italian – Lajmi i Fundit

0
Gjigandi

Përfundojnë në prangat e policisë italiane dy vëllezërit shqiptarë, pasi u bënë pjesë të një sherri me thika jashtë ambienteve të një diskoteke në Breshia të Italisë.
Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm, ku njëri prej vëllezërve shqiptar qëlloi me thikë një djalë 30 vjeçar nga Breshia, i cili u transportua me urgjencë në spital, por pa rrezik për jetën.

Sipas burimeve, ngjarja nisi brenda ambienteve në diskos, e më pas dolën jashtë saj për t’u sqaruar, por situata për fat të keq precipitoi dhe njëri prej shqiptarëve nxori thikën duke i shkaktuar plagë 30-vjeçarit.
Autoritetet kanë nisur punën për zbardhjen e shkaqeve, ndërsa dy vëllezërit shqiptarë u arrestuan si përgjegjës të ngjarjes.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu