“Deizi Arapi më ka kërcënuar dhe provokuar”, flet pas pezullimit Marsel Buçi

0
Gjigandi

Djegia e makinave ka rikthyer sërish sherrin mes Marsel Bucit dhe Dieizi Arapit, të cilët akuzojnë njëri-tjetrin.

Mbrëmjen e djeshme të dy janë shoqëruar në komisariat, ndërsa mësohet se Buci ka denoncuar shefin e komisariatit Devoll për dhunë dhe ky i fundit është pezulluar tre ditë nga puna.

Pas ngjarjes ka folur Marsel Buci, i cili ka thënë se është shoqëruar pas kafes që ka pirë me Deizi Arapin, për të cilën pretendon se e ka kërcënuar dhe provokuar. Më pas, thotë ai, e kanë shoqëruar në komisariat ku dhe është dhunuar. “Ndihem i pasigurt” ka thënë ndër të tjerë Buci.

“Mbrëmë kam dalë për kafe dhe jam konfliktuar me fjalë me Deizi Arapin e cila me ka kërcënuar dhe provokuar që unë ta godisja por nuk kam reaguar. Pas debatit më njoftuan nga familja që policia po më kërkonte në shtëpi, erdha në banesë dhe më shoqëruan në komisariat. Atje, në zyrën e shefit të krimeve, ku ishte prezent edhe një punonjëse policie, shefi i krimeve pa asnjë shkak më ka goditur në pjesë të ndryshme të trupit me grushta dhe shkelma. Nuk kam reaguar dhe kam qëndruar i qetë derisa hyri në zyrë një tjetër punonjës policie i cili e qetësoi situatën. Më pas shkoj te drejtoria e policisë dhe bëj denoncimin në AMP. Ndihem i kërcënuar, jam shumë i prekur nga kjo situatë dhe ndihem i pasigurt dhe jo i qetë. Në komisariat mbrëmë mbërriti edhe avokati im, dhe deputeti i Bilishtit Bledjon Nallbati”, ka thënë Buci.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu