Nuk i ndaloi policisë, arrestohet 54 -vjeçarja që kalonte emigrantë drejt Greqisë

0
Gjigandi

Një grua që kalonte emigrantë ilegalisht në Greqi u kap nga Policia e Gjirokastrës. Policia dha detaje për operacionin “Road Guard 45”. 54-vjeçarja nga Finiqi, Floranda Obzova, u arrestua pas ndjekjes nga forcat Shqiponja.

Njoftimi i Policisë:

“Në vendin e quajtur Ura e Kardhiqit, shërbimet e Policisë i kanë bërë shenjë ndalimi automjetit “Mercedes Benz”, me drejtuese F.O, e cila nuk i është bindur urdhrit, por është larguar me shpejtësi.

Pas ndjekjes dhe ndalimit të automjetit nga shërbimet e Policisë, rezultoi se F. O. ishte duke transportuar me “Mercedes Benz”, tre emigrantë të paligjshëm nga vendet MENA, kundrejt fitimit.

Asaj iu sekuestrua mjeti, një aparat celular dhe një shumë parash. Dosja e saj i kaloi Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprime të mëtejshme” – thuhet në njoftimin e policisë.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu