Plan restaurimi/ Pallati i Brigadave jepet me koncension për 40 vite

0
Gjigandi

Është bërë publik plani për restaurimin e Pallatit të Brigadave, ku rezulton se qeveria e ka vendosur ta menaxhojë këtë të fundit do e realizojë përmes një partneriteti të quajtur PMI (Plan Menaxhimi i Integruar).

Në kontratë shkruhet se partneriteti do të zgjasë 20 vite, por ka të drejtë të rinovohet edhe 20 vite të tjera në bazë të ligjit “Për trashëgimin kulturore dhe Muzetë”. Pra në total shkon 40 vite.

LIGJI Nr. 27/2018 PËR TRASHËGIMINË KULTURORE DHE MUZETË Neni 186

KONTRATA E RIJETËZIMIT

  1. Kontrata e rijetëzimit nuk mund të ndryshojë regjimet për ruajtjen dhe mbrojtjen e vlerës kulturore të paluajtshme që është objekt i saj, siç është përcaktuar në përputhje me këtë ligj.
  2. Kushtet e përgjithshme dhe të posaçme të kontratës së rijetëzimit miratohen me vendim të Këshillit të Ministrave.
  3. Në rast se subjekti kërkues do të ndërtojë infrastrukturën përkatëse, ndërtesa dhe instalime ndihmëse në zonat e lira të zbulimeve arkeologjike brenda zonës së mbështetur, kontrata duhet të përcaktojë kushtet teknike për ndërtimin e kësaj infrastrukture.
  4. Përpara nënshkrimit të kontratës, subjekti fitues duhet të garantojë zbatimin e saj, nëpërmjet depozitimit, në favor të autoritetit të procedurës, të garancisë bankare të lëshuar nga një bankë e nivelit të dytë, në vlerën prej 5 për qind të projektit.
  5. Kontrata e rijetëzimi lidhet për një kohëzgjatje deri në 20 vjet, me të drejtë rinovimi vetëm një herë, nëse subjekti ka përmbushur me korrektësi të gjitha detyrimet kontraktuese, në bazë të raportit të Inspektoratit Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore.
  6. Funksionet e ruajtjes, të mbrojtjes, kontrollit teknik, inspektimit dhe mbikëqyrjes së pasurive të dhëna në rijetëzim ushtrohen në përputhje me këtë ligj.

AFATI

RonaTyra

20 vit është koha e dhënies së koncesionit të restaurimit të Pallatit të Brigadave. Por, vendimi i qeverisë i referohet ligjit 27/2018 “Për trashëgimin kulturore dhe Muzetë” ku në pikën 5 të saj thuhet: Kontrata e rijetëzimit lidhet për një kohëzgjatje deri në 20 vjet, me të drejtë rinovimi vetëm një herë, nëse subjekti ka përmbushur me korrektësi të gjitha detyrimet kontraktuese, në bazë të raportit të Inspektoratit Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu