Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka nisur prishjen e së paku 60 objekteve në bregdetin e Vlorës.
Pronarët e godinave në fjalë janë duke kundërshtuar aksionin e mbështetur edhe nga forca të shumta policore të FNSH-së.
Situata është e tensionuar ndersa ka pasur perplasje mes banoreve dhe policise. Ne incidente jane perfshire gra e femije si dhe efektiva te policise se shtetit.
“Po talleni me bukën tonë me fëmijët tanë, pse na trajtojnë si kafshë dhe nuk vjen asnjë njeri që të na sqarojë, nuk jemi as rrugeçër dhe as kriminela. Pse nuk na e sjellin projektin këtu që ta shohim, kemi nga 30 vite këtu”, shprehen banorët.
“E votuam Edi Ramën se thamë që do na rregullonte, ky vjen na vë fadromën tani”, shprehet i revoltuar një tjetër banor, që duket mjaft i zhgënjyer me Rilindjen.