Shehi e pranon: Sfida me Tiranën, treni i fundit

0
Gjigandi

Në sfidën që vendosen fatet e një sezoni, gjithmonë ekziston dikush që e cilëson si ndeshjen e radhës, ky nuk është rasti i Orges Shehit. Trajneri i Kukësit në prag të duelit me Tiranën tregohet i drejtëpërdrejtë, kjo supersfidë që mund të përcaktojë  edicionin  nuk është thjesht një takim i zakonshëm si çdo ndeshje tjetër, është një përballje vendimtare dhe e duke përfrazuar fjalet e Shehit : Është treni i fundit.

Blutë vijnë në këtë takim pa bomberin, Vasil Shkurtaj. Gjëndja e vlonjatit nuk është aq e rëndë sa u mendua në fillijm , por gjithsesi mbetet jashtë për këtë duel, një “handikap” jo i vogël për nënkampionët e Shqipërisë.

Tirana ka qënë në zemër të ciklonit pas humbjes në Ballsh, ku është aluduar edhe për tolerim, a do të  ndikojë kjo klimë jo e mirë skuadrën kundërshtare?! Kjo gjëndje e krijuar tek rivali nuk i intereson aspak trajnerit të Kukësit.

Një sfidë brenda sfidës është edhe përballje mes dy ish-portierësh, ku rrallë herë dhe kundërshtar në stol, dy trajnerë që në të shkuarën kanë mbuluar rolin e lojtarit të fundit.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu