Rrëfimi i Webb: Unë gabova dhe thjesht doja që Cristiano të humbiste atë penallti

0
Gjigandi

Ne rrallë dëgjojmë ndonjë gjyqtar të flasë për gabimet e tij.

Por një gjë të tillë, ka vendosur ta bëjë gjyqtari i njohur, Howard Webb, që ka folur për një gabim të tij  në vitin 2009, gjatë një ndeshje në ‘Old Trafford’ mes Manchester United dhe Tottenham.

Webb kishte dhuruar një penallti në të mirë të Manchester United, dhe ishte lutur që portugezi të humbiste atë penallti.

“Unë pashë që Carrick arriti i pari te topi dhe pastaj portieri Gomes ta prekte. Ishte një penallti e lehtë”, ka deklaruar Webb.

Gjyqtari tutje nga sjellja e portierit vërejti se gaboi me vendimin e tij, duke shtuar: Pas pak sekondash, kuptova se kisha gabuar. Unë e mbajta vendimin. Nuk e dija se ku gabova, por disa se diçka nuk ishte në rregull”.

RonaTyra

“Unë thjesht doja që Ronaldo të humbasë penalltinë”.

Cristiano nuk dështoi nga penalltia, dhe United filloi një përmbysje të rezultatit, ku nga 0-2, fitoi 5:2 në fund.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu