Shqiptarin e kapin mat duke dhënë kokainën! Gjykata tregohet ‘bujare’

0
Gjigandi

Një i riu me origjinë nga Shqipëria, është arrestuar nga policia italiane nën akuzën e shpërndarjes së kokainës në Peruxhia. Media vendase raporton se 27 vjeçari është kapur ‘me presh në dorë’ nga policia, teksa po i jepte një klienti një sasi kokaine.

Policia më tutje ka kryer kontrolle në makinën e shqiptarit, nga ku ka gjetur një tjetër sasi kokaine dhe rreth 5 mijë euro të siguruara nga trafiku.

Gjykata e Periuggias, pasi vlerësoi të ligjshëm arrestimin, vendosi detyrim paraqitje për shqiptarin.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu