Nga dita e nesërme do të përgatit rihapja e spitalit COVID 2 pra spitalin “Shefqet Ndroqi”, i cili nga nesër do të nisë të zbrazet.
Kështu raportoi nga QSUT gazetari Erjon Skëndaj teksa tha se ky vendim i fundit vjen pas rritjes së numrit të rasteve të personave të prekur me koronavirus në vend ndonëse nuk është publik zyrtarisht nga Ministria e Shëndetësisë.
Spitali “Shefqet Ndroqi” i njohur ndryshe dhe si Sanatoriumi u bë spital COVID 2 por me rënien e numrit të personave të infektuar me koroanvirus u rikthye ne funksionet e tij.
Ndërkohë gazetari Skëndaj tha se dy ambulanca brenda pak minutash në Spitalin Infektiv.