Futbollisti nga Kosova, Xherdan Shaqiri sipas mediave angleze mund të mos jetë i gatshëm as për ndeshjen kundër Evertonit.
Edhe pse Shaqiri mund të mos futej fare në lojë prap po konsiderohet si një humbje e madhe mungesa e tij te Liverpooli për ndeshjen e ardhshme.
Xherdan Shaqiri nuk ka filluar ende të stërvitet së bashku me skuadrën për shkak të lëndimit.
Futbollisti kosovar është pjesë e Liverpoolit që nga viti 2018 pasi që u transferua nga Stoke City.