Reali heziton për yllin e Ajaxit, Manchesteri ndërmerr hapa konkret

0
Gjigandi

Manchester United ka nisur sulmin për lojtarin e Ajaxit, Donny van de Beek. Real Madridi e ka ndjekur prej një viti, por spanjollët nuk kanë ndërmend të bëjnë ofertë zyrtare. 23-vjeçari është lodhur nga pritja dhe ka vendosur të gjejë një ekip tjetër.

“Djajtë e kuq” janë shfaqur në skenë dhe Ajaxi ka dhënë miratimin e tyre për largimin e futbollistit. Van de Beek është një beniamin i Ajaxit, pasi e ka nisur nga Akademia dhe tashmë luan për ekipin e parë. Ai numër 41 gola dhe ka 175 ndeshje me skuadrën e parë.

Drejtori i klubit, Edwin van der Sar, ka bërë me dije se është shumë e vështirë që ta mbajnë në klub. “Ekipe si Real Madridi dhe Manchester United kanë shfaqur interes për Donny van de Beek. Do të shohim se çfarë do të ndodhë në verë”, – tha ai.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu