Shahini: Mësimi në Shqipëri nis më 14 shtator

0
Gjigandi

Situata me arsimin në Shqipëri ka nxjerrë në një deklaratë për shtyp Ministren e Arsimit Besa Shahini ku foli për masat e ndërmarra për të adresuar problematikat e krijuara pas tërmetit dhe pandemisë, por edhe për vitin e ri shkollor.

Ministrja Shahini deklaroi se këto dy fatkeqësi nuk lejuan mbajtjen e një procesi normal mësimor, por shtoi se e rëndësishme është që dy projektet e rëndësishme të ministrisë për libra falas dhe “Pakti për Universitetin” do të vijojnë. Shahini shtoi se viti i ardhshëm shkollor do të fillojë më 14 shtator.

“Tërmeti dhe pandemia e bënë të pamundur që të zhvillojmë një proces normal mësimor. Buxhetin e ministrisë për investime madhore tashmë është orientuar drejt rindërtimit të shkollave. Besoj se këtë vendim e mbështesni të gjithë. Në fund të vitit do të ndërhyhet në 38 shkolla të Tiranës dhe 20 të tjera jashtë kryeqytetit. Nga dhjetori do të kemi dhe shkollat e reja. Prioritet kanë shkollat me më shumë nxënës.

Përkundër presionit buxhetor të shkaktuar nga krizat kemi ruajtur dy projekte të mëdha për vijimin e arsimit. Arritëm të ruajmë projektin e librave falas. Kemi rritur fashat dhe të atyre që përfitojnë libra falas dhe në shkollën e mesme. Braktisja e shkollës është ulur shumë, por nuk jemi në zero. Të gjithë duhet të kenë qasje në mësim. Projekti i dytë është pakti për universitetin dhe subvencionimin e tarifave për studentët”, tha mes të tjerash ministrja Shahini.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu