Serie A ka marrë një vendim tetjet të rëndësishëm.
Në kohën kur po flitet për rifillimin ose anulimin e mundshëm të sezonit në Serie A.
Kampionate të ndryshme, sikur ai i Holandës ose i Francës, kanë vendosur që t’i japin fund sezonit. Në Francë madje u vendos edhe për titullin e kampionit.
Por, çfarë do të ndodhë në Serie A? Çfarë nëse sezoni anulohet? A do të ketë skuadra të promovuara?
Sipas ‘Sky Sport Italia’, gjatë takimit të sotëm, është vendosur që nëse sezoni anulohet më herët, atëherë përsëri do të ketë skuadra të rëna nga liga dhe skuadra të promovuara.
Kjo do të thotë se numri i skuadrave do të jetë i pandryshueshëm – pra luajnë 20 skuadra.
Serie A synon që të rikthehet në fushat e blerta me 27-28 maj, kur pritet të luhen ndeshjet e para (Kupa e Italisë).