Serbia kishte përjetuar turpërimin më të madh me Lubishën shqiptar! Tuxhman festonte si çmendur në ‘Maksimir’

0
Gjigandi

Kroatët nuk do ta harrojnë kurrë datën e 30 korrikut të vitit 1997, dy vite pas luftës së përgjakshme me Serbinë, në fushën e lojës e turpëruan keq me rezultat 5:0 Partizanin e Beogradit. 

Partizani, atëkohë kishte trajner mitrovicasin Lubisha Tumbakoviq. Lubisha ka prejardhje shqiptare, i takon familjes Tumbaku, por ai sot e njeh veten vetëm serb dhe jo shqiptar. Lubisha shqiptar kishte përjetuar ferrin në “Maksimir” të Zagrebit (më së miri shikoni videon), pësuan debakël me 5:0 nga Croatia, sot e ka emrin Dinamo e Zagrebit. 

Ndeshje e vlefshme e rrethit të dytë parakualifikues të Champions League. 

Stadiumi përplot, mbi 40 mijë shikues, katër gola vetëm në pjesën e parë, shembej Partizanin i Lubishës, ndërsa në anën tjetër,  presidenti kroat i asaj kohe, Franjo Tuxhman, si i çmendur festonte secilin gol, i bëhej zemra mal që po shkatërronin një Partizan.  

Tifozët në festë,  që po e mposhtnin keq një ekip serb. Krejt në fund, Lubisha në vitin 2019, me 7 qershor, pak orë para ndeshjes me Kosovën, kishte dhënë dorëheqje me pretekstin se nuk pranon ta drejtojë Malin e Zi ndaj një kombëtare inekzistente, në ndeshjen kualifikuese për Kampionatin Evropian!

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu