Sandhausen i Leart Paqaradës dhe Besar Halimit është mposhtur 3:1 nga Aue në ndeshjen e parë të Bundesliga 2 pas kthimit të futbollit
Ndeshja nisi keq për Sandhasuen, që mbeti me një lojtar më pak që në minutën 4’, kur Dennis Diekmeier shkaktoi penallti dhe u ndëshkua me karton të kuq.
Këtë penallti në gol e shndërroi Dimitrij Nazarov, që shënoi në minutën e 5’ për 1:0.
Me anë të Florian Krueger dhe Malcolm Cacutalua, vendasit e Aue çuan në 3:0 rezultatin.
Në fund të ndeshjes, Julius Biada shënoi golin e nderit për mysafirët.
Në këtë ndeshje, Paqarada u paraqit nga minuta e parë, ndërsa Besar Halimi u inkuadrua në minutën e 85’.