Samir Ujkani vendos për të ardhmen e tij

0
Gjigandi

Samir Ujkani do të jetë një nga futbollistët e Kosovës që do të ndërrojnë skuadër gjatë afatit kalimtar të verës.

Portieri që vendosi të përfaqësojë Kosovën që nga viti 2014, pritet të largohet nga Torino.

Mediet në Itali raportojnë se Ujkani nuk do të rinovojë kontratën me Torinon, e cila i skadon në fund të këtij sezoni.

Ujkani te Torino është transferuar vitin e kaluar, por nuk ka arritur të gjejë hapësira.

Gjatë karrierës së tij, Ujkani ka veshur fanellat e skuadrave të njohura italiane, duke përmendur Palermon, Chievon e Genoan.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu