Ky ekip shpallet kampion i Belgjikës

0
Gjigandi

Club Brugge u shpall zyrtarisht kampion i Belgjikës të premten pasi Pro League konfirmoi vendimin e muajit të kaluar për të shpallur të përfunduar sezonin.

Brugge kishte epërsi prej 15 pikëve, një ndeshje para përfundimit të sezonit të rregullt (ku më pas do të pasonte play-off) dhe do të kualifikohet për në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm.

Ky ishte titulli i tretë në pesë sezonet e fundit për klubin belg.

Belgjika ishte vendi i parë në Evropë që përfundoi sezonin e futbollit vetëm disa javë pas pezullimit të tij në mes të marsit, por ai vendim i marrë nga bordi i Pro League ende duhej të ratifikohej nga klubet, të cilët e bënë këtë në asamblenë e përgjithshme të së premtes.

Club Brugge e konfirmoi vendimin përmes një postimi në Twitter.

RonaTyra

Waasland-Beveren e pëson më keq, pasi vitin e ardhshëm luan një ligë më poshtë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu