Bën premtimin

0
Gjigandi

Administratori i Vllaznisë, Suad Lici, ka folur në prezantimin e trajnerit të ri Hysen Dedja për mediat. Ai ka folur për vazhdimësinë e kampionatit dhe qëlimet e mbetura.

“Sot bëjmë prezantimin e trajnerit Hysen Dedja. Është një emër i njohur për qytetin tonë, një ish-futbollist kampion, një trajner kampion me Vllazninë. Krahasuam kandidaturat dhe vendosëm të bashkëpunojmë me trajnerin Hysen Dedja. Marrëveshja është deri në fund të sezonit dhe pastaj do rishikohet. Shpresojmë të kemi ecuri të mirë dhe të zgjatim bashkëpunimin”, – tregoi Lici fillimisht.

Administratori foli dhe në lidhje me formën aktuale të ekipt. “Sa i takon objektivave, duam të ngjitemi sa më lart dhe të shkojmë në finalen e Kupës. Dje u bë një analizë, sot do bëhet një tjetër analizë e detajuar. Do analizojmë humbjen me Laçin. Jemi të zhgënjyer nga rezultati dhe mënyra si shkoi ndeshja. Nuk e kishim parashikuar ashtu. Do ua themi gjithçka lojtarëve në analizë”.

Financa – “I kemi dhënë garanci trajneri Dedja për anën financiare. Klubi ka shlyer detyrimet për muajt shkurt e mars. Nuk besoj se do kemi problematika”.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu