Salihu: Ndihma 15 mijë euro për klubet nuk ka të bëjë me UEFA-n, janë mjete direkt nga fondi i FFK-së

0
Gjigandi

Federata e Futbollit të Kosovës ka vazhduar me vlugun e ndihmave për klubet kosovare, të cilat po përballen me vështirësi të shumëta pas krizës shëndetësore.

Institucioni më i lartë i futbollit në vend fillimisht kishte ndihmuar futbollistët me nga një shumë të konsiderueshme, derisa ka ndihmuar edhe në forma të tjera duke siguruar mjetet shëndetësore për testimin e klubeve, gjyqtarëve dhe delegatëve.

I ftuar në një emisin sportiv në RTK, sekretari i përgjithshëm i FFK-së, Eroll Salihu ka thënë se ndihma e fundit prej 15 mijë eurove për klubet vjen direkt nga pakoja e Federatës dhe jo nga UEFA, siç supozohej.

“Dy fondet e fundit që janë ndarë për klubet, me më shumë se 12 mijë euro për klub e para dhe kjo tani prej 15 mijë eurove, janë direkt nga fondi i FFK-së,” u shpreh fillimisht Salihu.

“Nuk kanë të bëjnë fare me mjetet e UEFA-s. Kjo për arsye se Kryetari dhe Komiteti kanë konstatuar se klubeve u nevojiten këto ndihma, edhe pse në vendet e regjionit ka pak raste të tilla, ne mendojmë se rasti i Kosovës është unik dhe duhet t’i ndihmojmë.”

RonaTyra

Për më shumë, në të kaluarën edhe kubet e Ligës së parë janë ndihmuar me 336 mijë euro, Liga e Dytë me 182 mijë, Liga e Tretë me 82 mijë euro, Liga e Femrave me 102 mijë euro, futsalli poashtu me 52 mijë euro dhe 106 shkolla të futbollit me nga 1 mijë euro, që në total i bie se 1 milion e 220 mijë euro.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu