Rutina e thjeshtë që parandalon sulmin në zemër

0
Gjigandi

Sulmet e zemrës janë urgjencë mjekësore që kërkojnë trajtim të menjëhershëm. Sulmet e zemrës ndodhin kur furnizimi i saj me gjak bllokohet papritmas.

Por, ndonëse stili i shëndetshëm i jetesës – siç është ushqyerja e mirë dhe ushtrimet fizike – ndikojnë në parandalimin e sulmeve të zemrës, ekspertët tani kanë zbuluar edhe diçka interesante për parandalimin e këtij fenomeni.

Sipas hulumtimeve të reja, thuhet se pastrimi i dhëmbëve dy herë në ditë i zvogëlon vetes këtë rrezik. Shkencëtarët thonë se çdo njeri duhet t’i pastrojë dhëmbët dy herë në ditë nga dy minuta me pastë dhëmbësh që përmban fluorid. Sipas tyre, kjo rutinë e thjeshtë mund ta zvogëlojë deri në trefish rrezikun e problemeve kardiovaskulare.

Ekspertët thonë se duke pastruar dhëmbët rregullisht dhe në mënyrën e duhur, ju parandaloni sëmundjet e ndryshme të gojës të cilat kanë lidhje me humbjen e dhëmbëve, me sëmundjet kardiovaskulare e madje edhe me infeksionet e mushkërive.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu