Presidenti Ilir Meta dhe kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi do të zhvillojnë një takim në Presidencë në orën 12:30. Ruçi u paraqit në zyrën e Kreut të Shtetit 6 minuta para orarit të lajmëruar.
Në fokus të takimit të tyre është diskutimi i raportit të fundit të Venecias për emërimet në Kushtetuese.
Tre ditë më parë Ilir Meta e ftoi zyrtarisht Ruçin për takim.
Meta: Për të zhvilluar një takim duke filluar nga e hëna në mënyrë që në Shqipëri, reforma në drejtësi të fitojë shpejtësinë e humbur.
Ndërkohë dje kryeparlamentari Ruçi priti në zyrën e tij përreth 20 minuta ambasadoren Yuri Kim.
Kjo e fundit kërkoi angazhimin e parlamentit për të bërë sa më shpejt funksionale Gjykatën Kushtetuese dhe Gjykatën e Lartë.
Pas përplasjeve mes Kuvendit, Presidenit dhe ish-Kreut të KED, kjo çështje ka mbetur pezull pasi ende nuk ka një listim të emrave, edhe pse prej muajsh Presidenti dhe Parlamenti i kanë nisur emrat e kandidatëve për vakancat.