Rriten rastet edhe në Fier, pozitive me koronavirus 2 mjekë dhe një grua, njëri prej tyre kishte qenë me…

0
Gjigandi

Dy mjekë në Fier kanë rezultuar pozitiv në testin e Covid-19, duke shtuar numrin e bluzave të bardha të vendosur tashmë në karantinë.

Mësohet se edhe një grua ka dalë pozitive ndaj testit, çka pritet të çojë në 3 numrin e personave të prekur në Fier në 24 orët e fundit.

Mjeku anestezist i spitalit të Fierit ka rezultuar pozitiv pas marrjes së tamponit, pasi ka paraqitur simptoma të sëmundjes. Mësohet se mjeku ka qenë gjatë ditëve të fundit në qytetin e Vlorës ku edhe ka pushuar, dhe ku mendohet se mund të jetë prekur nga virusi.

Në momentin e parë që ka konstatuar shenja të virusit nuk është paraqitur më në pune, ndërsa deri me tani nuk ëhstë marrë asnjë masë për pezullimin e punës në spital. Ndërkohe një tjetër mjek, i cili punon në Levan, por banon në Fier ka rezultuar pozitiv me Covid, duke bërë që të merren kontaktet e afërta të tij.

RonaTyra

Pas tamponit pozitive ka rezultuar edhe një grua, duke e cuar në tre numrin e personave të prekur ne Fier brenda një dite.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu