Rrëfimi prekës i infermieres së spitalit: Familjarët të tronditur, e vetmja shpresë e pacientëve…

0
Gjigandi

Aneada Lleshi, ashtu si shumë mjekë e infermierë të tjerë nuk e kishte menduar kurrë se pa mbushur një vit nga momenti kur veshi për herë të parë bluzën e bardhë do të përballej me një pandemi si kjo që po jetojmë.

Aneada e cila punon si infermiere në spitalin Covid-2 (Shefqet Ndroqi), tregon momentet e vështira në punën e saj për Abc.

Çdo ditë ajo kujdeset për pacientet me Covid-19, por trysnia dhe frika e orarit të punës e “përndjek” edhe pas mbarimit të saj.

Megjithatë ajo shprehet e bindur se nuk do ta linte kurrë profesionin e saj, pavarësisht sfidave të vështira.

Ajo tregon ankthin që përjetoi në momentin kur bëri tamponin për shkak se kishte pasur kontakt me një të prekur dhe frikën me të cilën jeton tashmë edhe familja e saj.

RonaTyra

“Kam që në dhjetor të vitit të  kaluar e deri tashmë që ushtroj profesionin tim! Nuk e di ishte një ndjenjë e papërshkruar në momentin, kur mora vesh që një rast ishte shfaqur në urgjencën e spitalit tonë. Asgjë veçse më rrodhën dy pika lot e me shpirt dhe me mendje isha tek familja ime , kisha ata në mendje gjatë gjithë kohës pa menduar aspak për veten time! Kurrë s’e kam menduar ta heq bluzen e mjekut, e dashuroj profesionin tim, por ama këto kohë të fundit që ne jemi kthyer Covid-2 kur shoh pacientët qe kanë aq shumë nevojë dua të bëhem e fortë për ta përballuar,” tregon ajo.

“Familjarët e mi ishin shumë të trembur dhe ne njëjtën kohë të tronditur. Kur kam bërë tamponin për herë të parë pasi kisha pasur kontakt me një person të infektuar, atë natë as unë dhe po ashtu dhe mami s’kemi vënë gjumë në sy. Në fillim po haja vetëm, flija vetëm çdo gjë e imja ishte e ndarë, u mundova të mos kem asnjë kontakt me ata dhe pa diskutim në çdo moment në shtëpi apo kudo që do më duhej të dilja mbaja maskën”.

“Moment i vështirë të tregohem e sinqerte  është në çdo kohë. Unë dhe kolegët e mi çdo moment kemi çaste të vështira sepse vetë situata është e tillë sepse çdo çast duhet të jemi aty pranë pacientit në momentin e parë që na thërrasin sepse frika atyre nuk e mposht dot sëmundjen” rrëfen Aneada.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu