Rrëfimi i tradhtisë së Jada Pinkett përballë Will Smith thyen rekordin e shikueshmërisë në Facebook

0
Gjigandi

Rrëfimi i Jada Pinkett Smith në Red Table Talk ka vënë rekord të ri në Facebook për episodin origjinal më të shikuar brenda ditës së parë të publikimit – raporton Variety. Tregimi i aktores për aferën me këngëtarin August Alsina është shikuar mbi 12 milionë herë brenda 16 orëve të para.  

Ka qenë pikërisht Jada, ajo që e ka mbajtur rekordin e mëparshëm të shikueshmërisë, pasi intervista e saj në vitin 2019 lidhur me aferën e pretenduar me Tristan Thompson (babanë e vajzës së Khloe Kardashian) kishte marrë 7.6 milionë shikime brenda një dite.

Gjatë episodit 12 minutësh të titulluar “Jada Brings Herself to the Table”, 48-vjeçarja e ka treguar të vërtetën prapa spekulimeve për lidhjen me August, ndërsa ndodhej përballë bashkëshortit të saj 51 vjeçar.

Jada ka shpjeguar se ishte miqësuar me këngëtarin para katër vitesh, gjatë kohës kur ajo dhe Will po kalonin një periudhë të vështirë dhe jetonin ndaras. Në fakt, me Alsinan (i cili asokohe ishte 23 vjeçar) ishin njohur përmes djalit të çiftit, Jaden Smith.

Ajo kishte dashur t’i ndihmonte këngëtarit për problemet me shëndetin mendor. Nga ana tjetër, me Smith ishin ndarë përkohësisht, ashtu që raporti me August kishte shkuar në një nivel tjetër.

RonaTyra

“Ishte një lidhje, absolutisht. Isha në dhimbje të madhe dhe isha e thyer. Në proces të asaj lidhjeje, e kuptova se nuk mund ta gjesh lumturinë jashtë vetes. Doja të ndihesha mirë, kishte kaluar shumë kohë që nuk ndihesha mirë…”, kishte pohuar gruaja e Smith.

Jada dhe Will janë të martuar që nga viti 1997. Ata kanë dy fëmijë bashkë, Jaden (i lindur në vitin 1998) dhe Willow (e lindur në vitin 2000). 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu