Rrëfimi i punonjëses së seksit: “Punoj në rrugë për të paguar qiranë. Takimet i lë me telefon”

0
Gjigandi

Një grua nga Fieri që jeton me qira në Durrës e thotë hapur se punon në rrugë si punonjëse seksi.

Gruaja thotë se është e divorcuar prej 9 vitesh dhe ëndrra e saj e vetme është të ketë një shtëpi dhe të jetojë me djalin e saj 11 vjeçar.

Gruaja thotë se paguhet nga 30 deri në 40 mijë lekë të vjetra për një takim. Ajo shprehet se takimet i lë nëpërmjet telefonit.

Rrëfimi i gruas për Fiks Fare:

Jam me origjinë nga Vlora por kam lindur dhe jam rritur në Fier. Kam qenë e martuar. Kam një djalë 11 vjeç. Jam divorcuar para 9 vitesh. Burri më keqtrajtonte. U ktheva në shtëpi tek njerëzit e mi. Djali ndenji me babën e vet. Njerëzit e mi nuk pranonin që unë ta merrja. Djalin e takoj vetëm te Shkolla se në shtëpi nuk më lënë ta takoj. Aktualisht jetoj në Durrës, me qira. Unë punoj në rrugë që nga 2014-ta. Nuk kisha rrugë tjetër. Askush nuk të ofronte pune. I gjej vetë klientët me telefonata. Pagesa për një takim është 30-40 mijë lekë.

RonaTyra

Dua të bashkohem me djalin. Çdo muaj te shkolla e takoj. Nuk kam çfarë të them. Më shumë dua të bashkohem me djalin tim. Dua të kem një punë timen dhe djalin tim dhe të mos jetoj më me qira. Të kem edhe unë një shtëpi timen.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu