Roja amerikane akuzohet për sulm ndaj emigrantit pesëvjeçar

0
Gjigandi

Një rojë amerikane e një qendre private të ndalimit akuzohet se e ka sulmuar fizikisht një djalë pesëvjeçar në një qendër ndalimi për imigrantë në Teksas. Kështu thuhet në një ankesë të dorëzuar në Departamentin për Sigurinë e Atdheut në Shtetet e Bashkuara.

Avokat e djaloshit dhe familjes së tij presin që ata të dëbohen të premten dhe kërkuan nga qeveria amerikane që ta ndalojnë këtë proces për t’i zhvilluar hetimet lidhur me ankesën për sulm ndaj fëmijës. Ata thanë se kjo familje rrezikohet nga sulmi apo vdekja, nëse kthehet në Honduras.

Dyshohet se sulmi ka ndodhur në fund të shtatorit, kur djaloshi ishte duke luajtur me rojën e punësuar në një burg privat, i cili kishte luajtur me fëmijën edhe më parë. Djali ishte përpjekur t’i tokte duart me rojën, por aksidentalisht e kishte goditur në fytyrë, duke e zemëruar atë. Më pas, roja thuhet se e ka shtrënguar fort në dorë fëmijën dhe nuk e ka lëshuar.

“Nëna e djalit kërkoi nga roja që ta lëshonte fëmijën dhe u përpoq ta merrte djalin, por roja nuk e lëshonte atë. Ai më në fund e lëshoi djalin dhe kërcënoi se do ta ndëshkojë atë, nëse e godet përsëri”, thuhet në ankesë.

“Prej këtij sulmi, djali frikësohet nga zyrtarët meshkuj në burg, i kafshon thonjtë që i nxjerrin gjak, nuk dëshiron të luajë, të pastrohet apo të fle”, thuhet më tej në këtë ankesë.

RonaTyra

Sipas Akademisë Amerikane të Pediatrave, fëmijët e imigrantëve nuk duhet të mbahen në qendrat e ndalimit, sepse kushtet në këto hapësira mund t’i lëndojnë apo t’i traumatizojnë ata, shkruan “The Guardian”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu