Gjyshja e këngëtares kosovare me famë botërore, Rita Orës, ka ndërruar jetë.
Këtë e ka bërë të ditur vet këngëtarja, përmes një shkrimi prekës në llogarinë e saj në Facebook.
“E dashura Nani, ju keni qenë personi më i pavarur dhe më magjepsës që kam takuar ndonjëherë, çdo ditë ajo shkonte në shëtitje dhe dukej e mahnitshme, shkonte dhe merrte kafenë e saj pa ndihmën e ndokujt tjetër”.
“Ajo ishte aq e kujdesshme, aq e fortë dhe shumë qesharake! Zoti im sa shumë kemi qeshur dhe kur ajo do të tregonte të vërtetën ajo nuk kishte filtër”.
“Por ajo kujdesej me gjithë zemër. Mua do të më mungojë çdo ditë. Pusho në paqe pranë gjyshit dhe unë e di që do të na mbrosh dhe do të na udhëheqësh”.
“Mundohuni të mos festoni shumë atje në parajsë. Të dua nan”.