Risia e Mark Zuckerberg: Tani mund të dërgoni para përmes WhatsApp’it

0
Gjigandi

Tanimë WhatsApp do të ofrojë edhe një lehtësi tjetër për ju. Përmes aplikacionit shumë të përdorur në mbarë botën, mund të dërgoni para ose mund të bëni blerje të ndryshme në disa katalogë.

Kjo gjë do të bëhet e mundur përmes Facebook Pay.

Risia do të mundësohet fillimisht në Brazil dhe më pas ka për qëllim të përhapet kudo.

Paratë përmes aplikacionit do të mund të dërgohen duke vendosur një pin me 6 shifra ose duke përdorur shenjën e gishtit – këto do të sigurojnë që të mos kryen transaksione të paautorizuara.

Dërgesa e parave do të bëhet falas për përdoruesit, ndërsa bizneset që do ta përdorin aplikacionin për reklamime do të paguajnë një tarifë të caktuar, për të cilën kompania thotë se do të jetë pak a shumë e njëjtë me atë që paguajnë kur përdorin kartat e kreditit.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu