Reja “analizon” Hysajn dhe tregon habinë për golin kundër Islandës

0
Gjigandi

Nëse më parë ishte drejt largimit, tani është pranë rinovimit. Hysaj dalëngadalë po fiton besimin e trajnerit Gatuzo dhe situata e tij tek Napoli po ndryshon për mirë.

Më tepër minuta lojë, fitoi Kupën e Italisë dhe gjërat duken se po shkojnë mirë për mbrojtësin shkodran. Edi Reja në një intervistë për “Radio Marte” tregoi dëshirën që Hysaj të qëndrojë tek Napoli dhe shprehu habinë në golin që shënoi kundër Islandës.

“Nëse jam i kënaqur me Elseid Hysajn që të qendroj te Napoli?

Po, natyrisht. Më parë nuk kishte vetëbesim, tani e ka gjetur përsëri dhe po bën ndeshje pozitive. Hysaj është kapiteni im dhe kam shumë besim tek ai. Te Kombëtarja bëri një gol të bukur, me një driblim dhe tunel vërtet të çmendur. I thashë: “Çfarë ndodhi me ty Hysaj?”. Ishte e rëndësishme që të luante dhe po i përgjigjet pozitivisht stimujve që po i vijnë nga Gatuzo”, u shpreh Reja.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu