Kreu i delegacionit të BE-së në Tiranë, Luigi Soreca nga Vlora ka kërkuar nga palët politike që të vijojnë me zbatimin e marrëveshjes së 5 qershorit, e cila sipas tij u mirëprit nga Bashkimi Europian.
Soreca theksoi se Reforma Zgjedhore gjithashtu është kyçe për negociatat dhe anëtarësimin e vendit në BE.
“Pa këtë kusht nuk mund të fillojë konferenca e parë. Ndryshimet Kushtetuese janë jashtë rekomandimeve të BE-së. Duhen bërë konsultimet përkatëse.
Ne kemi parë disa propozime shtesë për kodin zgjedhor këto nuk janë pjesë e rekomandimit të OSBE-ODHIRIT.
Ne e njohim rolin e parlamentit në lidhje me sistemin zgjedhor. Ne inkurajojmë palët të vazhdojnë dialogun me të njëjtën frymë bashkëpunuese që u tregua në marrëveshjen e 5 qershorit“, tha Soreca.
Burimi: top-channel.tv