Rebic tremb Milanin: Jam tifoz besnik i tyre, një ditë do të rikthehem!

0
Gjigandi

Ante Rebic ka qenë padyshim lojtari më i mirë i Milanit në pjesën e dytë të sezonit, por për fatin e tij të keq Coronavirusi ndali gjithçka.

Kroati është në huazim 2-vjeçar nga Frankfurt dhe pikërisht për gjermanët, ai ka folur në një intervistë të dhënë së fundmi, ku shprehet se një ditë do të rikthehet atje, duke trembur jo pak Milanin.

“Sigurisht që interesohem për ndeshjet e Eintracht. I kam parë ndeshjet e tyre deri përpara se Coronavirusi të ndalte gjithçka. E kam parë ekipin të luajë mirë, por nuk ka pasur shumë fat. Shpresoj që fati të rikthehet me ta në pjesën e mbetur të sezonit. Kam qenë dhe do të jem një tifoz besnik i Frankfurtit. Flas me Gacinovic (mesfushor serb i Eintracht) gati çdo ditë. Një ditë me siguri do rikthehem atje”, përfundon Rebic.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu