Kjo është hipoteza së cilës presidenti i Atletico Madrid, Henrique Cerezo, është i gatshëm t’i thotë “po”.
Numri një i Colchoneros, gjatë një takimi të zhvilluar me kryebashkiakun e Madridit, është shprehur i gatshëm të presë Los Blancos në Wanda Metropolitano.
Wanda Metropolitano, në dispozicion të Real-it? Askush të mos e vërë në dyshim se jemi në dispozicion të Real Madrid-it”, ka deklaruar Cerezo, sipas Marca-s.
Në këtë moment, në fakt, Santiago Bernabeu po ristrukturohet dhe Los Blancos do t’i luajnë ndeshjet e La Liga-s në fushën Alfredo di Stefano, shtëpia e ekipit të dytë.
Në të kaluarën ka ndodhur një gjë e ngjashme, por në anën e kundërt, me Atletico Madrid që ka luajtur në Bernabeu në 1996-ën pasi Vicente Calderon po restaurohej.