Federata Kroate i rinovon kontratën

0
Gjigandi

Federata Kroate e Futbollit ka vendosur t’i rinovojë kontratën trajnerit të kombëtares Zlatko Dalic, i cili tani do të vijojë të qëndrojë në krye të pankinës deri në fund të vitit 2022, që përkon edhe me fundin e Kupës së Botës Katar 2022.

Lajmin e ka dhënë vetë Federata Kroate, ndërsa presidenti i saj Davor Suker foli me superlativa për teknikun, duke pranuar se rezultatet janë në favor të tij dhe se rinovimi ishte një vendim mjaft i lehtë.

“Nuk ka nder më të madh sesa të drejtosh kombëtaren e vendit tënd. Besoj shumë në cilësinë dhe unitetin e skuadrës, ndaj jam edhe shumë ambicioz për të ardhmen”, u shpreh Dalic pasi firmosi kontratën e re.

Kujtojmë që Zlatko Dalic në karrierën e tij ka punuar edhe në Shqipëri, ku drejtoi skuadrën e Dinamos ,ndërsa drejtimin e Kombëtares Kroate e mori në 2017-ën dhe e bëri skuadrën nënkampione bote në Rusi 2018.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu