Ambasadori gjerman: Reformat e thella në Kodin Zgjedhor mund të kenë efekt prapaveprues mbi 5 qershorin”

0
Gjigandi

Një hap të rëndësishëm në rrugën drejt Konferencës së Parë Qeveritare për hapjen e negociatave e ka cilësuar ambasadori gjerman, Peter Zingraf, miratimin e marrëveshjes së 5 qershorit nga kuvendi i Shqipërisë.

“Parlamenti shqiptar ka miratur ditën e sotme ndryshime në Kodin Zgjedhor dhe ka implementuar kësisoj marrëveshjen e 5 qershorit të negociuar mbi bazën e rekomandimeve të ODHIR-it në Këshillin Politik.Unë e përshëndes këtë hap të rëndësishëm në rrugën drejt Konferencës së Parë Qeveritare në kuadrin e bisedimeve të anëtarësimit në BE” deklaron diplomati gjerman në një deklaratë për mediat.

Ambasadori gjerman kujton se dialogu i hapur për reformën zgjedhore ka qenë një kërkesë e Bundestagut gjerman që është njohur nga të gjitha institucionet politike shqiptare në vend si një “Roadmap” për kalendarin shqiptar të reformave.

“Në pikën e reformës zgjedhore të vendimit të tij të shtatorit 2019 Bundestag-u Gjerman fliste për një “dialog të hapur”, ku të përfshihen të gjitha forcat politike“. Vendimi i Bundestag-ut është njohur nga të gjitha institucionet politike shqiptare në vend si një “Roadmap” për kalendarin shqiptar të reformave”.

Në këtë kontekst, Peter Zingraf, thirrje të gjithë aktorëve që në zbatim të marrëveshjes, por edhe në ndërmarrjen e të gjitha hapave të tjera, të vijojnë më tej me dialogun dhe gjithëpërfshirjen.

RonaTyra

Diplomati gjerman thekson se reformat e thella në Kodin Zgjedhor sipas standardeve të OSBE-së dhe Komisionit të Venecias kanë nevojë për një përgatitje të thelluar të realizuar brenda një kohe të mjaftueshme dhe mund të kenë efekt prapaveprues mbi marrëveshjen e implementuar ligjërisht tanimë.

Më herët edhe Ambasadorët e SHBA, BE, OSBE dhe Britanisë së Madhe përshëndetën miratimin e marrëveshjes.

Kuvendi i Shqipërisë ka votuar me 99 vota pro marrëveshjen e 5 qershorit. Gjashtë deputetë votuan kundër, 4 abstenuan, ndërsa 6 të tjerë nuk morën pjesë në votim. Deputetët kanë votuar me fletë për shkak të situatës së pandemisë Covid-19.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu