Rashica në mesin e tre lojtarëve nga Bundesliga që mund t’i transferojë Milani

0
Gjigandi

Trajneri Ralf Rangnick, i cili spekulohet se mund ta marrë drejtimin e Milanit, i ka shënjestruar tre lojtarë të Bundesligas për t’i transferuar gjatë verës.

Gjatë bisedimeve me Rossonerët, siç transmeton Sky Italia, Rangnick i ka caktuar tre emra që planifikon t’i ketë në dispozicion në San Siro.

I huazuari nga Roma te RB Leipzigut, Patrik Schick, është emri i parë, në rast se klubi gjerman nuk e shfrytëzon opsionin e blerjes për 28 milionë euro.

Një tjetër emër nga ish-klubi i tij është Dayot Upamecano, një lojtar që ka vlerën ndërmjet 40-50 milionë euro.

RonaTyra

Dhe i treti në listë është anësori i Kosovës, Milot Rashica. Ai ka klauzolë prej 30 milionë eurosh në rast Werder Bremeni mbetet në Bundesliga, por vetëm 16 milionë euro në rast të rënies nga elita e futbollit gjerman.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu