Ancelotti zbulon çfarë do të bëjë pas Real Madridit, ‘vë bast’ se kush do ta fitojë ‘Topin e Artë’

0
Ancelotti zbulon çfarë do të bëjë pas Real Madridit, ‘vë bast’ se kush do ta fitojë ‘Topin e Artë’
Gjigandi

“Pas Real Madridit ndoshta do të ndalem. Por, nëse Reali më mban këtu për dhjetë vjet, atëherë do të stërvis edhe dhjetë vite”. Këto janë fjalët e Carlo Ancelottit në një intervistë për “Prime Video” mbi të ardhmen e tij.

Trajneri italian, i cili u rikthye te “Los Blancos” verën e kaluar, u bë trajneri i parë që fiton titullin në pesë ligat më të mira evropiane: Serie A me Milanin, Premier League me Chelsea, Ligue 1 me PSG, Bundesliga me Bayern Munich dhe tani në La Liga me Real Madridin.

“E ardhmja ime? Do të doja të rrija me nipërit e mbesat, të shkoja me pushime me gruan time, ka kaq shumë gjëra për të bërë, që i kam lënë pas dore dhe që do të doja t’i bëja. Më pëlqen të shkoj në shumë vende ku nuk kam qenë kurrë.

Fjala vjen, unë kurrë nuk kam qenë në Australi, as në Rio de Janeiro. Vizitoj vetëm motrën time më shpesh. Fatkeqësisht nuk është se ti mund të bësh gjithçka, kështu që ditën që do të largohem nga trajningu do të kem kohë për t’i bërë të gjitha këto”.

Ancelotti foli më pas për lojtarin kyç të Real Madridit, Karim Benzema: “Një nga karakteristikat e Benzema dhe karrierës së tij ka qenë vazhdimësia. Ai gjithmonë ka përparuar, nuk ka pasur një karrierë me ulje-ngritje, por të vazhdueshme në nivelet më të larta. Ndoshta tani është në nivelin më të lartë të karrierës së tij.

RonaTyra

Karim nuk duhet të stërvitet, por të menaxhohet. Ai menaxhon veten sepse është një profesionist i madh, shumë modest, një lojtar i madh. Karim ka zgjidhur shumë ndeshje për ne, ka qenë vendimtar këtë sezon. Sigurisht, nuk fitojmë vetëm prej Benzema, pasi jemi një klub i fortë, nuk mungon cilësia e skuadrës.

Karim është lojtar i një niveli të lartë. “Topi i Artë”? Nuk ka nëse dhe por. Unë mendoj se ai do ta fitojë atë”. Për ardhjen e mundshme të Mbappe, ai bëri shaka: “Në përgjithësi, lojtarët e mirë luajnë bashkë.”

Në fund u ndal te një karrierë e mundshme në stolin e ndonjë kombëtareje: “Tani është diçka e parakohshme, sigurisht jo për këtë Botëror. Ndoshta në Botërorin 2026? Pse jo. A mund të jetë Kanadaja? Do të doja, sigurisht. Kanadaja bëri shumë mirë në eliminatoret e Botëroit të Katarit”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu