Rooney: “Park Ji-Sung ishte po aq i rëndësishëm sa Ronaldo”

0
Gjigandi

Wayne Rooney foli për ish-shokun e skuadrës së United, Park Ji-Sung dhe e krahasoi atë me Cristiano Ronaldo.

Park Ji-Sung ka luajtur tek skuadra e Manchester United për shtatë sezone dhe ishte shndërruar në një ndër lojtarët kyç në Old Trafford, bashkë me Rooney e Ronaldo.

Megjithatë, Rooney e dërgon atë aq lartë – sa që thotë se Park Ji-Sung kishte aftësi të jashtëzakonshme dhe ishte shumë i rëndësishëm për ekipin, madje po aq sa Ronaldo.

“Është absurde të mendosh që një djalë 12-vjeçar e njeh Ronaldon dhe jo Park Ji-Sung, megjithatë kushdo që ka luajtur me të e di se Parku ishte po aq i rëndësishëm për fitoret tona sa CR7. Unë e them këtë për atë që ai ishte në gjendje t’i jepte ekipit, cilësi dhe sasi: domethënë aftësi që pak mund të përputhen. Nuk është vetëm puna ekipore që sjell fitoret, por edhe mentaliteti në grup. Një lojtar i cili nuk është i disiplinuar është i mjaftueshëm për të shkatërruar plotësisht planin e zhvilluar për një lojë”, tha Rooney për The Times.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu