Rama shpall qëndrimin e PS: Do të votojmë pro hapjes së listave!

0
Gjigandi

Mazhoranca ka vendosur që të votojë nismën e opozitës parlamentare për listat e hapura, duke refuzuar kështu kërkesën e ambasadores amerikane në Tiranë, Yuri Kim, që marrëveshja e 5 qershorit duhet të votohet kështu siç është.

Deklaratën e ka bërë të ditur, i deleguar nga Edi Rama, kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla, i cili deklaroi se marrëveshja e 5 qershorit nuk do të preket, pasi ajo flet për infrastrukturën e zgjedhjeve, ndërkohë kërkesa e opozitës parlamentare sipas tij është depozituar që në majin e vitit të kaluar.

Pra PS bën të ditur se do të votojë marrëveshjen e 5 qershorit të plotë, por edhe ndryshimet kushtetuese që i kërkon opozita parlamentare. Ndërkaq, kryeministri Edi Rama, që vijoi të shpjegojë, tha që “ne si PS kemi vendosur që të hapim listat dhe qytetarët të shprehin preferencën e tij. Është një vendim që reflekton bindjen tanimë se hapja e listave është një vendim që përkrahet nga qytetarët”. 

Kryeministri Edi Rama gjithashtu ka dhënë në këtë konferencë për median arsyet se pse është pro hapjes së listave.

“Është një vendim që reflekton bindjen tani se hapja e listave përkon me dëshirën e një mase shumë të madhe të qytetarëve shqiptare që shkon shumë përtej një shumicë e një pakice qeverisëse, e siç e tha dhe Taulanti përtej asaj që do të ishte zgjidhja më ë thjeshtë dhe në pamje të parë më komode për një parti të  madhe, por edhe për mua personalisht për mua si kryetar i PS, që në këtë rast dua t’jua jap të gjithë jo me fjalë, por me faktin e hapjes së listave se asnjëherë s’ka qenë prioriteti e komoditeti im , por prioriteti është që PS të reflektojë mbi shoqërinë e ambiciet e shoqërisë”, tha kryeministri.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu