Rama pret Presidentin e Këshillit Evropian në Tiranë, pamjet e ceremonisë zyrtare

0
Rama pret Presidentin e Këshillit Evropian në Tiranë, pamjet e ceremonisë zyrtare
Gjigandi

Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel mbërriti të premten në Tiranë. Ai u prit nga kryeministri Edi Rama me ceremoni zyrtare.

Pas takimit me dyer të mbyllura, Rama dhe Michel pritet të mbajnë një konferencë të përbashkët për shtyp.

Shqipëria është në pritje të një date për konferencën e parë ndërqeveritare.

Nëse deri në qershor nuk merret një vendim për Shqipërinë, Rama ka bërë me dije se do të ndryshojë kursi për integrimin në BE.

“Presidenti Charles Michel do të vijë por nuk janë ditë vendimtare për Shqipërinë. Unë nuk shoh asgjë vendimtare në raport me këtë fakt, ky është një proces me të cilin ne tanimë jemi mësuar se si funksionon. Vendimtare për Shqipërinë është të vazhdojë reformat,” – tha Rama pas vizitës së djeshme në Gjermani.

RonaTyra

/abc24.al/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu