Kreu i SPAK në Shqipëri: Ka rritje të numrit të personave në hetim

0
14
Gjigandi

Kreu i Prokurorisë së Posaçme në Shqipëri, Arben Kraja u shpreh sot se ka një rritje të personave në hetim dhe të dënuarve krahasuar me 2020.

Gjatë raportimit të tij në Komisionin Parlamentar të Ligjeve, Kraja ka thënë se SPAK ka ushtruar funksionin me një staf prej 13 prokurorësh nga 20 të merituar nga Kuvendi.

“Në korrik kemi emëruar 2 prokurorë duke u bërë 15 dhe në dhjetor 2 të tjetër duke shtuar 17. Nga shtatori 2021 kanë filluar detyrën oficerët e Byrosë Kombëtare të Hetimit. Është bërë vlerësimi i punës për të gjithë stafin”, ka thënë Kraja.

Kraja nënvizoi se me paratë e konsifikuara nga aktivitetet kriminale janë ngritur laboratorë eksperimentalë.

“Ne kemi ngritur një laborator të ekspertimeve digjitale me fondet e konfiskuara nga aktiviteti kriminal. Kemi aplikuar, kemi marrë fondin, janë blerë pajisjet. Kemi marrë tre nga ekspertët më të mirë që janë në vend e është bërë efecient në fund të vitit 2021. Janë trajnuar prokurorët e hetuesit e BKH. Për periudhën e fundit kanë kryer 118 akte ekspertimi”, tha kreu i SPAK.

/abc24.al/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu