Rama flet për Reformën Zgjedhore: Marrëveshja do shkojë në parlament, përtej asaj opozita nuk ka asnjë të drejtë

0
Gjigandi

Gjatë prezantimit të kryenegociatorit për Zhvillimim e Negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në BE, Zef Mazi në Ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashtme, kryeministri Edi Rama ka folur dhe për reformën zgjedhore, duke u shprehur se marrëveshja e nënshkruar është në funksion të kërkesave të PD, por përsëri ata shahen dhe ofendohen.

Ai tha se opozita jashtëparlamentare nuk ka asnjë monopol dhe asnjë ekskluzivitet për asgjë dhe se marrëveshja do të shkojë në parlament, duke kërkuar respekt për deputetët e opozitës parlamentare. Rama u shpreh se sot janë tre palë në Shqipëri.
Rama: Unë kam negociuar me Berishën por jo ça kemi dashur është bërë. Është gjetur një pikë ku nuk lëshon më. Negociata të tilla unë nuk kam parë. Me shantazhe, kërcënime, ik e hajde. Megjithatë ne nuk pendohemi për këtë që kemi bërë deri këtu. Mua më vjen shumë keq që nuk e bëmë dot tani atë që kemi 30 vjet që duam ta bëjmë, depolitizimin e administratës zgjedhore. Nuk e bëmë dot sepse ishte e qartë se ishte tërësisht e refuzuar nga ana e tyre dhe nuk donim të dilnim pa marrëveshje. Por ata nuk kanë asnjë monopol dhe asnjë ekskluzivitet për asgjë. Ajo marrëveshje do shkojë në parlament.
Nuk kam më shumë respekt për Lulzim Bashën, për Peço Vasilin e me radhë se sa për Rudina Hajdarin Murrizin dhe ata që zgjodhën të qëndrojnë në parlament. Ne kemi detyrimin t’i qëndrojmë marrëveshjes me ta. Ata përtej asaj marrëveshjeje nuk kanë asnjë të drejtë. Në parlament janë njerëz që kanë individualitetin e tyre. Janë njerëz që kanë ardhur aty me firmën e tyre dhe nuk mund të trajtohen pa respekt. Duam s’duam ne, duan s’duan ata sot janë 3 palë në Shqipëri. Jemi ne, ata jashtë, janë ata brenda dhe ne kemi detyrimin t’i akomodojnë kërkesat e tyre por nuk jemi fondacioni ‘Populli’ që merr dhe ik.
Për mua marrëveshja nuk është reformë, një dakordësi për një ‘status quo’ që Shqipërinë nuk e ndihmon në reformimin e administrimin e zgjedhjeve por e ndihmon lidhur me klimën, me dakordësinë në proces dhe lehtëson frikën që ka Lulzim Basha dhe PD”, deklaroi Rama.

Shkruar nga: top-channel.tv

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu