Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha në konferencën për gazetarët lidhur me zhvillimet e fundit politike në vend, ka hedhur akuza ndaj kryeministrit Edi Rama duke thënë se ai tashmë është më i tmerruar se kurrë për shkak se po i vjen fundi i pushtetit.
Më tej Basha ka shtuar se marrëveshja e 5 qershorit është shkelur, ku Rama thotë se është pro Listave të Hapura. Basha është shprehur se Rama nuk i do në të vërtetë listat e hapura, po ashtu sipas Bashës Rama nuk është dakord edhe me depolitizimin e administratës zgjedhore.
“Tmerri dhe ankthi i Ramës ka kohë që manifestohet në gjuhën dhe veprimet e tij. Sot ka arritur në maj dhe nuk e ka pasur as Ramiz Alia. Edi Rama ka prishur sot marrëveshjen e 5 qershorit. U investuan forca politike me dakordësinë e 14 janarit dhe me negocimin e BE, SHBA dhe UK. Në këtë marrëveshje ishte miratimi i Reformës Zgjedhore. Do të plotësonte një kusht për hapjen e negociatave. Ne si opozitë kemi bërë gjithçka për arritjen e një marrëveshje konsensuale. Nuk ishte ajo që donim por minimumi i gjendjes së Edi Ramës. Absurditete si depolitizomi i komisioneve por që të vinin nga administrata. Është në panik dhe ankthi i tij dikton sjelljen e negociatorëve në tavolinë në gënjeshtra e shumta të tij sot. çështje që sot njihen për numrin e dosjeve hetimore. PE kërkoi hetimin dhe vendosjen para përgjegjësisë të personave që blenë vota. Administratë publike në çdo raport të Venecias dhe të OSBE është rekomandimi i parë që presioni ndaj Administratë duhet të zgjidhet. Kur e kupto se nuk fuste dot militantë ishte vetë Rama që u tërhoq. Ai sot kontrollon qeverinë, gjysmë parlamentin, Bashkitë, Policinë, Tenderat, PPP gjithçka në vend, është i tmerruar nga zgjedhjet. Dhe do të hiqte edhe komisionerët e opozitës.” tha Basha.
Shkruar nga: top-channel.tv