Avokati Redon Meksi e konsideroi procesin e nisur nga PS për zgjedhjen e Presidentit një show dhe shpikje të kryeministrit Rama që s’ka lidhje me procedurën.
“Ajo nuk është procedurë, është shpikje e kryeministrit. Procedura e vetme ligjore është që 20 deputetë nxjerrin një emër. Kjo është një procedurë e Rilindjes, jo e Parlamentit. Ngjan si letrat me vrimë të njëherë e një kohe. Presidenti ka humbur rëndësinë, sepse mund të zgjidhet në raundin e pestë me 71 vota. Janë hequr kompetencat, dhe kompetencën e vetme ka fjalën. Nëse zgjidhet në këtë formë, as fjalën s’do e ketë më. Kompetenca e dytë është që vë në lëvizje Gjykatën Kushtetuese. Është një show”,
u shpreh ai.
Meksi u shpreh se PS njeh me dashje si përfaqësues të PD-së Alibeajn, për të shmangur Berishën.
PS e ftoi në negociata për emrin e ri të Presidentit, Fatmir Mediu del me deklaratën e jashtëzakonshme dhe ka një thirrje për opozitën: Duhet të zgjidhet me konsensus dhe jo me.
“Nga ana tjetër shohim edhe këta njerëzit që vetkandidohen për President. Shkojnë edhe më tej, japin premtime çfarë do bëjnë kur të jenë presidentë. Janë edhe juristë! Pastaj kemi këtë procedurën e PS, kjo është akoma më qesharake. Kemi pseudo-bashkimin për marrëveshje me PD-në. Kanë zgjedhur Alibeajn si përfaqësues, ka një lloj sensi sepse është kreu i grupit parlamentar, por kemi parë ndër vite që s’ka qenë kështu. PS po e bën me dashje, që ta njohë Alibeajn si kryetar të partisë. Në fund do votohet për një president, që mendoj kryeministri tashmë e ka zgjedhur. Nuk do rrjedhin votat, besoj. Mund ta zgjedhin edhe me Alibeajn sepse pak vota i duhen. I vetmi president konsensual në Shqipëri ka qenë Moisiu. Topi u zgjodh me shit-blerje votash në Parlament. Nishani u zgjodh nga PD drejtpërdrejt”,
tha Meksi.