Covid19/ MSH: 65 qytetarë të infektuar dhe asnjë humbje jete në 24 orët e fundit

0
6
Gjigandi

Ministria e Shëndetësisë ka bërë bilancin e 24 orëve të fundit në lidhje me situatën pandemike në Shqipëri, ku bën me dije se pas 485 testime e kanë rezultuar pozitivë 65 qytetarë.

Asnjë qytetar nuk ka humbur jetën si pasojë e Covid19 gjatë 24 orëve të fundit dhe aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 4 pacientë.

Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Çdo qytetar mbi 12 vjeç, mund të vaksinohet në qendrat shëndetësore.

MSHMS apelon të gjithë qytetarët e vaksinuar me dy doza, të drejtohen në qendrat shëndetësore ose pikat e vaksinimit të përqëndruar, për t’u vaksinuar me dozën e tretë përforcuese.

Qytetarët mbi 60 vjeç dhe ata me imunitet të dobët, që kanë kaluar 4-6 muaj nga kryerja e dozës së tretë, mund të marrin dozën e katërt të vaksinës anti-Covid, sipas rekomandimit të mjekut të familjes.

Nëse dyshoni se jeni të prekur nga COVID19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar sa më parë ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.

Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 485 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 65 qytetarë, në këto bashki:

44 në Tiranë, 8 në Fier, 3 në Sarandë, nga 2 qytetarë në Vlorë, Korçë, Berat, nga 1 qytetar në Durrës, Kolonjë, Kuçovë, Elbasan.

Janë 317 qytetarë aktivë me Covid19 në gjithë vendin.
Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 4 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2.
Janë shëruar 33 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 272,769 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (9 Qershor 2022)
Raste të reja ditore 65
Të shëruar në 24 orë 33
Të shtruar në spitale 4
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 485

Testime totale 1,833,641
Raste pozitive 276,583
Raste të shëruara 272,769
Raste Aktive 317
Humbje jete 3,497

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 215
Fier 48
Vlorë 19
Korçë 10
Durrës 8
Lezhë 4
Elbasan 4
Gjirokastër 3
Berat 4
Shkodër 2

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu