Rama befasohet teksa del nga Bashkia e Berlinit, gjermani i kërkon autograf

0
Rama befasohet teksa del nga Bashkia e Berlinit, gjermani i kërkon autograf
Gjigandi

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama është befasuar sot nga një qytetar gjerman teksa po dilte nga godina e Bashkisë së Berlinit pas takimin e kyrebashkiaken, Franziska Giffey.

Qytetari gjerman e ndaloi kryeministrin duke i kërkuar një autograf në tre prej broshurave të librit të tij.

“Ai momenti kur të bërtet gjermani nga larg dhe ti kujton se po të shan ndonjë i racës tënde,” ka shkruar Rama në një postim në Facebook, ku ka shpërndarë edhe foto me qytetarin gjerman.

Rama pritet të takohet sot në Berlin me kancelarin gjerman Olaf Scholz. Ndër të tjera, Rama pritet të kërkojë nga Scholz përkrahje për çeljen e negociatave.

/abc24.al/

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu