Rakacolli ua vë fajin qytetarëve: Nuk i respektuan protokollet e hapjes, vatrat nuk lindën në spital

0
Gjigandi

E ftuar në “Tempora”, zv. Ministrja Mira Rakacoli tha se rastet e reja janë shtuar për shkak se nuk janë respektuar masat nga shqiptarët.

Rakacolli: Nuk e respektuan si duhet protokollet e hapjes. Nëse në fillim shqiptarët zbatuan me përpikëmëri gjithçka që thanë ekspertët, në fazën e dytë u duk sikur gjithçka mbaroi. Ato sektorë të cilët u hapën, nuk respektuan rregullat e protokollet anti-covid. 

Vatrat nuk lindën në spital, kanë rritur në vende ku nuk janë respektuar rregullat dhe masat që janë rekomanduar. Ky është fakti i rritjes së shpejtë. Duhet ta shohim këtu këtë defekt, sepse ne nuk po bëjmë atë që po kërkohet. 

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu