E teksa numri i të infektuarve rritet në Elbasan, nga ana tjetër vërehet një ulje e respektimit te distancimit social dhe maskat thuajse nuk përdoren.
“Fillimisht e kam përdorur, tani që u hap prapë pandemia jo.”
Një situatë shqetësuese vërehet kryesisht në filialin qëndror të Postës së Elbasanit, ku respektimi i distancës ishte i pamundur për shkak të numrit të madh të njerëzve.
“Po aplikoj për shkollë të lartë.”
“Çdo njeri futet sipas dëshirës.”
Neglizhenca në respektimin e distancimit social vihet re në shumë qytete të vendit, pavarësisht se numri i të prekurve dhe vatrat po rriten çdo ditë.