Qytetarët e raportojnë në Polici, kapet shoferi i rrezikshëm në Tiranë, përplasi edhe patrullën – Lajmi i Fundit – Lajme

0
Gjigandi

Një shofer 47-vjeçar ka rënë në prangat e policisë pas një telefonate të mbërritur në sallën operative nga vetë qytetarët, të cilët thanë se drejtuesi i një automjeti po bënte manovra të rrezikshme në rrugë.
Policia Rrugore ndaloi automjetin në fjalë, dhe pas kryerjes së testit të alkoolit, rezultoi në masën 1.31 mg/l, mirëpo, shoferi i dehur në tentativë për tu larguar ka goditur edhe makinën e efektivëve.

Shërbimet e Policisë Rrugore bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit A. H., 47 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë.
Sipas policisë, mbrëmjen e djeshme, ai drejtonte mjetin në gjendje të dehur nga Mjull Bathore për në autostradë në Unazë të Madhe dhe kryente manovra të rrezikshme në rrugë duke rrezikur jetën e këmbësorëve dhe të drejtuesve të auomjeteve.
Qytetarët kanë njoftuar në numrin 112 dhe menjëherë sherbimet e Komisariatit Rajonal të Policisë Rrugore Tiranë, janë pozicionuar duke i dhënë shenjë për të ndaluar automejtit me të dhënat që ishte rapotrtuar nga qytetarët. Drejtuesi i mjetit në tentativë për t’ju larguar shërbimeve të policisë ka goditur mjetin e policisë rrugore duke rrezikuar jetën e punonjësve të policisë, por është neutralizuar dhe arrestuar në flagrancë.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu