Qendrat sociale në ndihmë të të prekurve nga tërmeti: Janë në traumë psikologjike – Lajmi i Fundit

0
Gjigandi

Qendrat sociale kanë ardhur në ndihmë të familjeve të  prekura nga tërmeti.

Qendra sociale numër 6 në Kombinat ka hapur dyert për banorët e zonës.
Psikologia Julinda Maja tha se ndaj familjeve është ofruar strehim, ushqim dhe ndihmë psikologjike pasi ishin në traumë nga ngjarja e ndodhur.
Maja tha se dyert e qendrës janë të hapura 24 orë për të gjithë familjet e prekura.
Julinda Maja: “Që ditën e parë të tërmetit është hapur qendra sociale dhe është vënë në dispozicioni gjithë stafi. Natën e parë të tërmetit në qendër janë strehuar 42 persona, 14 prej të cilëve fëmijë. Ata kanë marrë shërbime si strehim, ushqim dhe shërbime psiko-sociale duke qenë se ishin të traumatizuar nga ngjarja.
Ndërsa ishin rreth 20 persona, të cilët morën sërish të njëjtat shërbime. Aktualisht nuk ka një shifër të saktë për dëmet, duhen pritur vlerësimet e duhura.
Fëmijët janë më të prekurit, që e kanë përjetuar më shumë. Jemi mundur ti ofrojmë shërbimet e duhura. Janë në traumë psikologjike sepse presin të bjerë sërish tërmet. Qendra është e hapur 24 orë dhe jemi ndarë në grupe pune për ti shërbyer familjeve.”

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu