Punonjësi del pozitiv, mbyllet Njësia e Kujdesit Shëndetësor në Bulqizë, karantinohet gjithë personeli

0
Gjigandi

Qarku Dibër ka tashmë 10 raste aktive me të infektuar me Covid-19. Këtë të hënë është shfaqur një rast i ri me Covid-19 në Bulqizë. Ende nuk dihet se ku e ka marrë infeksionin rasti në fjalë. Ndërkohë, mësohet se i infektuari është pjesë e stafit të Njësisë Vendore të Kujdesit Shëndetësor Bulqizë.

Për këtë arsye ky institucion është mbyllur, si dhe janë dezinfektuar të gjitha ambientet e tij. Qytetarët e Bulqizës, të cilët kanë dashur të marrin shërbim pranë këtij institucioni këtë të hënë, i kanë gjetur dyert e tij të mbyllura. I gjithë personeli i NJVKSH Bulqizë është karantinuar, si dhe janë marrë tamponë për të gjithë.

Mati vijon të ketë rastet aktive të zbuluara në fillim të javës së kaluar, ndërsa në Dibër është shtuar një rast i ri të dielën pas rezultateve të 23 tamponëve të marrë nga personeli i spitalit Rajonal të Peshkopisë dhe familjarë të të infektuarve nga Maqellara dhe Melani, njëri prej të cilëve ndodhet në Spitalin Infektiv në Tiranë.

Institucionet shëndetësore vijojnë të apelojnë qytetarët që të jenë vigjilentë me situatën, të respektojnë masat mbrojtëse, siç është vendosja e maskave në ambiente të mbyllura dhe me shumë njerëz.
Ndarja gjeografike e 10 rasteve në Qarkun Dibër është Mati 6, Dibra 3 dhe Bulqiza 1.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu